Raporti Brandt

Emërtim për raportet me përfundime e rekomandime të një grupi ndërkombëtar studimor të drejtuar nga ish-kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt. Raporti i parë u botua më 1980 dhe i dyti më 1983.

Raportet tërhoqën vëmendjen te pabarazitë midis Veriut të pasur dhe Jugut në zhvillim. Ato propozuan ristrukturimin e rendit monetar botëror, rishpërndarjen e të ardhurave përmes angazhimeve më të mëdha ndërkombëtare në fonde zhvillimi dhe negociata për reformimin e sistemit ekonomik ndërkombëtar. Synimi ishte që problemet e zhvillimit dhe të pabarazisë të trajtoheshin si çështje të marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike botërore, jo vetëm si vështirësi të veçuara të vendeve të varfra.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare