Neokorporatizëm
October 18, 2026 2026-10-18 8:11Emërtim i përdorur gjerësisht nga teoricienët që e rimorën studimin e korporatizmit gjatë viteve 1970. Parashtesa «neo» synonte ta dallonte modelin e bashkëpunimit ndërmjet shtetit dhe organizatave kryesore të interesit në shoqëritë bashkëkohore nga format më të hershme të lidhura me fashizmin dhe të djathtën autoritare.
Në këtë kuptim, termi lidhet sidomos me marrëveshje dhe negociata të institucionalizuara ndërmjet autoriteteve publike, organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave. Theksi vihet te ndërmjetësimi i interesave dhe bashkërendimi i politikave, jo te imponimi i një organizimi të detyrueshëm shoqëror nga një shtet autoritar.