Hegelianët e Rinj

Emërtim për një grup mendimtarësh të lidhur me filozofinë e Hegelit në Gjermaninë e shekullit XIX, të cilët kërkuan ta zhvillonin frymën dialektike të saj përtej kufijve që i kishte dhënë vetë Hegeli. Ata e shihnin dialektikën si mundësi kritike për shqyrtimin e fesë, të institucioneve dhe të marrëdhënieve shoqërore.

Dalloheshin nga Hegelianët e Vjetër, që prirëshin ta konsideronin sistemin hegelian si shprehjen përfundimtare dhe të plotë të kësaj filozofie. Ndër figurat më të njohura të lidhura me Hegelianët e Rinj përfshihen Karl Marx, David Strauss, Ludwig Feuerbach, Bruno Bauer, Arnold Ruge, Max Stirner dhe Moses Hess. Emërtimi nuk nënkupton se këta mendimtarë kishin një doktrinë të vetme; ata morën drejtime të ndryshme dhe në disa raste u bënë kundërshtarë të fortë të njëri-tjetrit.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare