Bojkot

Mënyrë e organizuar e shprehjes së kundërshtimit, nëpërmjet refuzimit për të marrë pjesë, për të blerë ose për të bashkëpunuar me një person, organizatë, kompani apo shtet. Bojkoti mund të përfshijë mosmarrjen pjesë në një mbledhje ose veprimtari, si dhe mosblerjen e produkteve të një kompanie ose vendi. Synimi është të ndëshkohet një sjellje e kundërshtuar ose të ushtrohet trysni për ndryshimin e politikës, qëndrimit apo veprimit.

Emërtimi vjen nga kapiteni Charles Cunningham Boycott, administrator anglez pronash bujqësore në Irlandë, i cili më 1880 u vu përballë një fushate të organizuar mosbashkëpunimi nga bashkësia vendëse. Izolimi i tij shoqëror dhe ekonomik gjatë konfliktit agrar e bëri mbiemrin e tij emërtim të kësaj forme presioni kolektiv.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare