Plehanov, Georgi

Mendimtar rus, i lindur më 1856 dhe i vdekur më 1918, një nga udhëheqësit intelektualë të marksizmit rus. Më 1883, gjatë mërgimit, themeloi grupin «Çlirimi i Punës», që luajti rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve marksiste në lëvizjen ruse.

Veproi në Partinë Socialdemokrate Ruse dhe ishte ndër redaktorët e gazetës «Iskra», të themeluar më 1900. Në ndarjen partiake të vitit 1903 fillimisht mbështeti Leninin, por më pas u afrua me menshevikët. Ishte kundërshtar i ashpër i marrjes së pushtetit nga bolshevikët në Revolucionin e Tetorit të vitit 1917.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare