Bihevioralizëm

Rrymë e shkencës politike që e vendos në qendër studimin empirik të sjelljes së vëzhgueshme të aktorëve politikë. Bihevioralizmi duhet dalluar nga biheviorizmi psikologjik, megjithëse të dy kanë lidhje me traditën pozitiviste dhe me kërkesën për prova të vëzhgueshme. Në psikologji, biheviorizmi e përqendron studimin te sjellja dhe reagimet ndaj stimujve, duke kundërshtuar përdorimin e përvojës së vetëdijshme të raportuar përmes introspeksionit si bazën kryesore të teorisë.

Në format e tij më të rrepta, biheviorizmi niset nga ideja se proceset mendore nuk mund të studiohen në mënyrë të drejtpërdrejtë e të besueshme me metodat e introspeksionit. Prandaj sjellja e njerëzve dhe e kafshëve në raport me mjedisin bëhet objekti kryesor i kërkimit. Kjo frymë e çoi B. F. Skinner-in, në «Përtej lirisë dhe dinjitetit», të vitit 1971, te një kritikë e fortë e mënyrës tradicionale të të menduarit mbi lirinë, përgjegjësinë dhe etikën, duke propozuar formësimin e sjelljes përmes kushteve të mjedisit. Një prirje e afërt metodologjike shihet në ekonominë që studion preferencat e zbuluara nga zgjedhjet: çfarë bëjnë njerëzit, në dallim nga çfarë thonë se bëjnë.

Bihevioralizmi politik u shfaq gjatë viteve 1940 dhe pati pozitë mbizotëruese në shkencën politike amerikane deri në fillim të viteve 1970, duke lënë ndikim të qëndrueshëm. Ai shprehte pakënaqësi ndaj mbështetjes së tepërt te deklaratat e aktorëve, te institucionet formale dhe te pohimet se si duhej të qeveriseshin shtetet. Me ndihmën e metodave të zhvilluara të anketimit, vëmendja u zhvendos drejt sjelljes konkrete të votuesve, drejtuesve dhe grupeve, si edhe drejt mënyrës se si pushteti ushtrohej realisht.

Studiuesit e kësaj rryme parapëlqenin tema për të cilat mund të siguroheshin të dhëna sasiore. Për pasojë, studimi i sjelljes politike të masave, sidomos sjelljes zgjedhore, u zhvillua më shpejt se analiza e elitave, për të cilat të dhënat ishin shpesh më të vështira për t'u mbledhur. Ky orientim nuk e zhduku nevojën për teori, por ndryshoi kriteret se me çfarë provash duhej të mbështetej ajo.

Në fillim, bihevioralizmi dhe teoria e zgjedhjes racionale u panë shpesh si qasje rivale: e para theksonte vëzhgimin dhe përgjithësimin empirik, ndërsa e dyta nisej nga modele të zgjedhjes së aktorëve. Më pas, shumë kërkime i ndërthurën, duke i përdorur të dhënat mbi sjelljen për të testuar ose ndryshuar modelet e zgjedhjes racionale.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare